Kush jemi
Shoqata paraqitet si vend takimi, bashkėrendimi dhe shkėmbimi, ku objektivi kryesor ėshtė puna me gratė e huaja dhe vendase. Cdo veprim dhe aksion ėshtė i personalizuar dhe i studiuar duke u bazuar nė nevojat dhe dėshirat e vecanta tė grave tė cilat konsiderohen nė bazė tė vecantėsisė sė tyre (prejardhja, klasa, mosha, edukimi, etj).Shoqata synon tė informojė dhe orientojė gratė, minorėt dhe familjet e huaja duke favorizuar nė kėtė mėnyrė integrimin social dhe nė punė me anėn e adoptimit tė njė pikpamjeje bazė interculturale dhe gjinore laike dhe kritike e cila diferencohet nė mėnyrė tė fortė nga orientimi i natyrės asistencialiste. Shoqata propozon tė krijojė tek gratė, qė i drejtohen, kushtet pėr aktivizimin autonom tė tyre nėpėrmjet rrugėve personale tė formimit dhe rritjes, duke organizuar shėrbime, aksione, projekte qė janė tė orientuar drejt pritjes sė fazės sė dytė tė cilėt synojnė tė vlerėsojnė gratė nė rrugėn e tyre tė emigracionit.
Ēfarė bėjmė
Sporteli i consulencės dhe orientimit
Sporteli ofron consulencė dhe orientim pėr integrimin nė shoqėrinė altoatesine duke i kushtuar vėmendje tė vecantė kėrkesave specifike tė grave tė huaja.Sporteli ofron:
- Mbėshtetje nė kėrkimin e punės: si shkruhet nje curriculum vitae, ku tė drejtohesh pėr tė gjetur punė
- Monitorim i ofertave tė punės qė publikohen nga zyrat publike dhe gazetat lokale
- Mbėshtetje e vetėkandidimit direkt nė ndėrrmarrjet lokale
- Informacion mbi mundėsitė e formimit ne Provincėn e Bolzanos.
- Shoqėrim personal nė shėrbime tė ndyshme dhe zyra tė qytetit nėpėrmjet animatorėve socialė.
- Momente ballafaqimi e bashkėpunimi me gra tė tjera tė huaja.
- INFOPOINT: asistencė nė mėsimin dhe alfabetizimin informatik
Qendra interculturale Mafalda
Mafalda ėshtė njė qendėr interculturale pėr fėmijė italiane dhe tė huaj tė moshės nga 0 deri nė 6 vjeē dhe prindėrve tė tyre dhe drejtohet nga animatore (punonjėse) tė huaja dhe ofron:- Hapėsirė loje dhe zbavitjeje pėr fėmijė nga 0 deri nė 6 vjeē si dhe shėrbim babysitting pėr fėmijėt nga 1 vjeē e lart
- Mundėsi takimi e ballafaqimi ndėrmjet prindėrve tė kulturave tė ndryshme
- Aktivitete verore educative, takime dhe animazione nė shkolla, qendra dhe shoqata rinore dhe konsultore familjare
Nissą care, sportel konsulence pėr shėrbimin e asistencės private
sporteli NISSA - CARE synon tė ofrojė consulencė, informacion dhe orientim mbi punėn qe ka tė bėjė me shėrbimin e asistences private nė bashkėpunim me shėrbimet publike dhe private lokale qė eksistojnė nė territor me objektiv lehtėsimin e takimit midis kėrkesės dhe ofertės pėr punė. Sporteli i drejtohet punonjėsve dhe punonjėseve tė huaja dhe jo, qė synojnė ti dedikohen kėsaj tipologjie pune dhe familjeve qė kanė nevojė pėr kėtė ndihmė, duke ofruar shėrbimet e mėposhtme:- Konsulencv dhe orientim pėr punonjėsit/set dhe familjet qė kanė nevojė pėr shėrbimin e asistencės private
- Informacione kryesore pėr familjet dhe gratė e huaja mbi normat kontraktuese dhe tė sigurimeve shoqėrore.
Tė rinjtė emigrantė- rrugė integrimi
Projekti synon tė mediojė dhe lehtėsojė futjen nė shoqėri dhe nė botėn e punės tė minorėve tė huaj, duke ndėrtuar pėr cdonjėrin rrugė tė vecanta futjeje nė punė/ shoqėri si dhe duke mbėshtetur integrimin social nė territorin tonė pėr tė zvogėluar nė kėtė mėnyrė gjendjen jo tė favorshme shoqėrore.Operatorėt e projektit punojnė pėr:
- Pritjen, orientimin, formimin dhe edukimin e tė rinjve mbi ligjshmėrine nė njė hapėsirė dedikuar shoqerizimit, diskutimit dhe animacionit
- Alfabetizimin dhe favorizimin e mesimit tė gjuhėve dhe informatikės
- Njohjen e territorit tė Bolzanos dhe rrethinave
- Stazh pune prove e fillesa tė shkollės pa shkeputje nga puna
- Ofron laboratore artistike e aktivitete artistike/ kohė tė lirė


